Thirrja për referendumin, Presidenti Meta tregon ditën kur do bëjë propozimin: Tani...

Thirrja për referendumin, Presidenti Meta tregon ditën kur do bëjë propozimin: Tani nuk ka më tolerim

300
0

Ditën e hënë Presidenti Ilir Meta do propozojë ide konkrete për Referendumin. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i shtetit ka sjellë shembullin e Zvicrës dhe pyet se çfarë e keqe e gjeti këtë shtet se bëri referendum.

 

POSTIMI I PLOTE NE FB

 

Të dashur qytetarë!

 

Ja çfarë ka vendosur populli shqiptar në referendumin për Kushtetutën:

 

Neni 150

 

  1. Populli, nëpërmjet 50 mijë shtetasve me të drejtë vote, ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e referendumit për çështje të një rëndësie të veçantë.

 

  1. Kuvendi, me propozimin e jo më pak se një së pestës së deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave, mund të vendosë që një çështje ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.

 

  1. Parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit, si dhe vlefshmëria e tij parashikohen me ligj.

 

 

 

U bënë 21 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligjin për zbatimin e këtij detyrimi kushtetues për të bërë të pamundur ushtrimin e demokracisë direkte!

 

Por tani nuk ka më tolerim dhe as justifikime!

 

Kjo klasë politike di vetëm të thellojë krizat dhe të mos mbajë përgjegjësi. Ajo nuk e njeh dialogun politik, interesin publik dhe kombëtar. Ndaj tani çdo gjë për t’ia dhënë fjalën sovranit përmes referendumeve.

 

Çfarë e keqe e gjeti Zvicrën nga Referendumet?

 

Le të pushojmë sot e nesër dhe të hënën do ju propozoj ide konkrete për Referendumin!