“Thirrini mendjes dhe ndërgjegjjes”, Lita: Shqipëria po shkatërrohet, të ndërhyjnë ndërkombëtarët, nga...

“Thirrini mendjes dhe ndërgjegjjes”, Lita: Shqipëria po shkatërrohet, të ndërhyjnë ndërkombëtarët, nga ata kanë frikë

365
0

Deputeti i grupit parlamentar demokrat Korab Lita në fjalën e tij gjatë seancës së jashtëzakonshme parlamentare ka folir mbi vendimin tërrësisht shkatërrues të presidentit, përmes të cilit po pengon drejtesinë dhe Reformën.

‘Sot u njoftuam për seancë të jashtëzakonshme paralamentare. Në sytë e qytetarëvë kjo seancë ngjason me shprehjen popullore ’Hajduti do të kapë hajdutin’.

Kjo klasë politike sa herë hyn në krizë, i sulet Kushtetutës.

Partitë politike nga kolegjiale u bënë në uni, pra vetëm të kryetarëve. Pastaj ranë institucionet shtetërore.

Të gjithë krahët e politikës na kanë sjellë sot në këtë seancë.

Këto mekanizma antiligjorë, po shkatërrojnë Reformën.

Thirrini mendjes, dhe ndërgjegjjes nëse iu ka mbetur pak nga kjo e fundit, sepse po shakatërroni Shqipërinë në t 137 gjitha anët.

Shkatërruat zgjedhjet, votën e lirë të qytetarëve, shkatërruat gjykatat, tani po shkatërroni edhe Gjykatën Kushtetuese.

Presidenti i parë po pengon ngritjen e Gjykatës Kushtetuese e cila hedh themelet e drejtësisë dhe i hap rrugë zbatimit të Reformës në drejtësi.

I bëj thirrje ndërkombëtarëve të monitorojnë me kujdes situatën , sepse këta kanë vetëm frikën tuaj, në të kundërt e shkatërrojnë plotësisht Shqipërinë’, tha Lita në fjalën e tij në Kuvend.