Theu bankomatet, policia arreston të riun e dehur

Theu bankomatet, policia arreston të riun e dehur

409
0

Ilustruese

Policia e Durrësit kan arrestuar një 30-vjeçar pasi mbrëmjen e djeshme në gjendje të dehur ka dëmtuar mbrojtësen e dy bankomatëve të bankave të nivelit të dytë si dhe ka thyer xhamin e derës së së një pike të këmbimit valutor.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 13 të qytetit bregdetar. Ndërkaq, policia e ka ndaluar dhe po mbahet në ambjentet e policisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.04.2019, rreth orës 04:45, në lagjen Nr. 13 , Durrës, shtetasi K.B.,30 vjeç, banues në lagjen Nr. 13 , Durrës, në gjendje të dehur ka dëmtuar mbrojtësen e dy bankomatëve të bankave të nivelit të dytë si dhe ka thyer xhamin e derës së Ëester Union, të cilat ndodhen në afërsi të njëra-tjetrës.

Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e shtetasit K.B në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme.