Thellohet skandali në Britani, kush është delja e zezë e familjes që...

Thellohet skandali në Britani, kush është delja e zezë e familjes që po i humb durimin mbretëreshës

370
0

Nuk është hera e parë, e me shumë gjasë as e fundit, që mbretëresha Elizabeth vendoset përballë presionit të medieve dhe qytetarëve britanikë për shkak të sjelljeve dhe qëndrimeve të ndryshme në Pallatin e Buckingham-it. Mirëpo ajo që po ndodh së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar, mund të quhet pa frikë skandali i dytë më i madh pas divorcit të princeshë Dianës dhe Charles-it. Dhe jo, nuk janë as Meghan Markle dhe as Kate Middleton strumbullari i gjithë kësaj meseleje.

Delja e zezë e familjes është princ Andreë. Ndoshta për të keni shumë pak informacion, por baba i princeshave Beatrice dhe Eugenie, është përfshirë së fundmi në një skandal me sfond seksual, i cili mund t’i kushtojë rëndë 59 vjeçarit.