‘THE GUARDIAN’ PËR SHQIPËRINË: PUNË KA, POR JANË SKLLEVËR

‘THE GUARDIAN’ PËR SHQIPËRINË: PUNË KA, POR JANË SKLLEVËR

553
0

Fasoni-2

Në dyqanet më të shtrenjta të Europës reklamohen produkte të markave më të njohura, por jo të gjithë e dinë se pjesa më e madhe e tyre prodhohen në vendet e varfra të Lindjes.

Një pjesë e tyre në Shqipëri.

Aktivistët për të drejtat e njeriut po ngrenë zërin se prodhimi i këtyre mallrave po kryhet në kushte denigruese, duke iu ofruar punëtorëve diçka sa për të mbajtur frymën gjallë.

Në një investigim të publikuar nga Guardian’ shkruhet se një pjesë e këtyre këpucëve apo veshjeve që shkruajnë se janë prodhuar në Gjermani apo Itali, në të vërtetë janë prodhim shqiptar.

Si është e mundur?

Përse të mos ndodhë kështu, kur në këto vende mund t’i paguani punëtorët më pak se gjysmë paundi në orë, më pak madje se minimumi jetik?”, shpjegojnë aktivistët.

Hetimi i aktivistëve ka zbuluar se nuk është vetëm paga e ulët: Skllevërit e Lindjes pranojnë të ekspozohen edhe kundrejt kimikateve, mjafton të sigurojnë bukën e gojës.

Raporti, i përpiluar nga aktivistët e disa nga grupeve të të drejtave evropiane, është i bazuar në intervistat me 179 punëtorë në 12 fabrika.

Aktivistët zbuluan se fabrikat që prodhojnë këpucë janë të markave të njohura, duke përfshirë Zara, Lowa, Deichmann, Ara, Geox, Bata dhe Leder & Schuh AG etj.

Rreth 24 miliardë palë këpucë prodhohen në mbarë botën çdo vit, 729 milionë, në Evropë.

Por çmimet për këpucë europiane janë më të larta: mesatarisht një palë këpucë italiane kushton 39 paund, ndërsa një palë këpucë kineze vetëm 3 paund.

Në fakt, ne tani e dimë se në Shqipëri dhe Maqedoni punëtorët janë duke u keqpaguar, aq sa ata nuk mund të ushqejnë familjet e tyre. Aq mq tepër që sot në këto vende diferenca ndërmjet pagës minimale dhe minimumit jetik është më e madhe se në Kinë”, thonë aktivistët. /HashtagAL