Thaçi: Takimet me Vuçiç do të shpeshtohen, na duhet Ekip Uniteti

Thaçi: Takimet me Vuçiç do të shpeshtohen, na duhet Ekip Uniteti

431
0

Presidenti i Kosovës, HashimThaçi, porositi nga Brukseli spektrin politik kosovar që mos të humbasin kohë në krijimin e institucioneve të reja.

Pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç dhe përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, Thaçi tha se institucionet duhet të themelohen sa më parë, shkruan Gazeta Express.

“Ftoj gjithë spektrin politik që sa më shpejt të formohet qeveria, të konstituohet dhe të funksionalizohet Kuvendi i Kosovës”, shtoi ai.

Presidenti Thaçi tha se pas krijimit të institucioneve, pa humbur kohë duhet që në mënyrë sa më konsensuale të mundshme përmes Ekipit të Unitetit, Kosova të përfaqësohet në këtë pjesë finale, përmbyllëse historike.

“Unë pajtohem se do të ketë takime edhe më të shpeshta midis meje dhe presidentit Vuçiç dhe më substanciale në javët dhe muajt e ardhshëm”, paralajmëroi ai.

Thaçi informoi në këtë takim u bisedua për hapat e mëtejshëm për fillimin, siç ka thënë ai, të një faze të re për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Dëshiroj ta falënderoj Mogherinin për këtë mundësi të re për takimin me Vuçiç, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, shtoi ai/GazetaExpress//