Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se pa ratifikimin e demarkacionit nuk do të liberalizim të vizave për Kosovën.
“Pa demarkacion nuk do të ketë liberalizim të vizave me BE-në. SHBA-të dhe NATO po na përkrahin në themelimin e FAK-ut. Mbi të gjitha është qenësore se në marrjen e vendimeve nisemi nga parimi i ligjshmërisë. Nuk duhet të nisemi nga interesat tona partiake”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai ka shtuar se pas përfundimit të këtij debati Qeveria të procedoj me votim “Qeveria të votoi për votim për demarkacion që të përmbyllet kjo çështje”, ka thënë presidenti Thaçi./Zeri/