Tha se pëlqen një djalë brenda shtëpisë së BBV, Beniada përballet me deklaratën e mikut të saj dhe zbulon të vërtetën

Para disa kohësh gazetari dhe miku i Beniadës, Ervin Kurtit, deklaroi se një ish-konkurent ka cilësitë që modelja kërkonte tek një djalë. Ndonëse ai nuk përmendi emra u shpreh se kishte pritur që ajo të lidhej me të.

E ftuar në “Ftesë në 5”, Beniada e konsideroi ‘të poshtër’ Ervinin dhe me humor tha se do të shkonte ta rrihte, duke shtuar se të gjithë djemtë i ka parë si miq.

“Çfarë ka thënë i poshtri? Sa të dal nga këtu do ta rrah, maçoku i poshtër (qesh). Për kokën e Zotit nuk ka qenë asnjëri që më ka pëlqyer, nuk na plasi zemra, nuk na bëri bam. I kam patur të gjithë miq,”– tregoi Beniada.

Author: vizional