Kryetari Gjeloshaj priti në takim z. Sinishtaj, Gojçaj dhe Dedivanaj nga “Jehona...

Kryetari Gjeloshaj priti në takim z. Sinishtaj, Gojçaj dhe Dedivanaj nga “Jehona e Malësisë” në Michigan

546
0

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka pritur z. Vilson Sinishtaj, kryetar i Shoqatës Atdhetare “Jehona e Malësisë”, si dhe drejtuesit tjerë të kësaj shoqate, z. Nikollë Gojçaj dhe Agron Dedivanaj, duke vlerësuar lartë kontributin e vëllezërve që jetojnë e punojnë në Amerikë. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe nënkryetari i Komunës, Ivan Ivanaj, shkruan në deklaratën e komunës së Tuzit në rrjetin social. Ndërsa në deklaratën e saj, Shoqata “jehona e Malësisë”, thuhet: Takim me udhëheqësinë e Komunës tonë Shqiptare, Komuna e Tuzit – Opština Tuzi! Është kënaqësi që së fundmi sinqerisht jena në shtëpinë e vetë! Besojmë në nevojën që shtëpia jonë të administrohet nga vullneti jonë për të qenë Zot Shtëpie !

Postimi i plotë i komunës së Tuzit:

Kryetari i Komunës së Tuzit, priti sot në takim përfaqësuesit e shoqatës ,,Jehona e Malësisë” nga Miçigani, Vilson Sinishtaj (kryetar), Nikollë Gojçaj dhe Agron Dedivanaj, me të cilët diskutoi mbi investimet dhe projektet që Komuna ka kryer viteve të fundit dhe çfarë pritet të realizohet në të ardhmen në komunën tonë.

Kryetari Gjeloshaj teksa falënderoi ata për vizitën, vlerësoi rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që diaspora ka dhënë për zhvillimin e komunës.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj dhe nënkryetari i Komunës, Ivan Ivanaj.