Tërmeti që lëkundi mbrëmë Tiranën, a priten pasgoditje me magnitudë më të...

Tërmeti që lëkundi mbrëmë Tiranën, a priten pasgoditje me magnitudë më të lartë? Flet sizmiologu

512
0

Flet sizmiologu Llambro Duni pas tërmetit që lëkundi mbrëmë në orën 02:40 të mesnatës Tiranën.

Sipas Qendrës Europiane të Sizmologjisë, tërmeti ishte me magnitudë 3.7 ballë të shkallës Rihter, ndërsa epiqendra ishte 11 kilometra në Veriperëndim të Shijakut, me një thellësi prej 5 kilometrash.

Lëkundjet janë ndjerë kryesisht në ndërtesat e larta duke shkaktuar panik tek banorët e kryeqytetit.

Ndërkaq sizmiologu Llambro Duni në një intervistë për News 24 ka pohuar se nuk ka vend për panik dhe se paslëkundjet janë normale.

I pyetur nëse duhet të presim një tjetër goditje me magnitudë më të lartë, Duni ka shprehur bindjen që jo.

“Paslëkundjet janë normale, nuk ka asgjë për shqetësim, unë jam i bindur që nuk do ketë me magnitudë më të lartë, do të jenë me magnuitudë normale”, tha sizmiologu Duni.