Tërmeti/ Lorik Cana zbulon shumën që ka mbledhur deri tani

Tërmeti/ Lorik Cana zbulon shumën që ka mbledhur deri tani

374
0

Pas tërmetit tragjik në Shqipëri, shumë personazhe të njohur kanë dhënë ndihmën e tyre për të ndihmuar në ringritjen e shtëpive të të prekurve.

Edhe Lorik Cana ka bërë të njëjtën gjë.

Ai ndodhet në SHBA, ku po mbledh para për t’ju ardhur në ndihmë familjeve në nevojë.

Në një deklarata për “Zëri i Amerikës” Cana u shpreh:

“Sigurisht ka pasur anulim të mbrëmjeve, por shoqatat kryesore kanë vazhduar të mbledhin njerëzit me të njëjtin simbol dhe flamur, jo më në formë gëzimi për të festuar, por në formë mbështetjeje. Dhe besoj ka qenë mënyra e duhur”.

Deri tani ai ka zbuluar se ka mbledhur 50-60 mijë dollarë, por po punon që të mbledhë akoma më shumë.