Tepelenë/ Autobusi përplaset me një makinë, plagosen 8 persona

Tepelenë/ Autobusi përplaset me një makinë, plagosen 8 persona

426
0

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Tepelenë – Krahës, ku një autobus i linjës Sarandë-Elbasan është përplasur me një mjet tip ‘Volsvagen”.

Gjatë përplasjes të lënduar kanë mbetur 8 persona ndërsa një çift të rinjsh, të fejuar, nga fshatrat e Tepelenës janë në gjendje të rëndë.

Ambulancat e Gjirokastrës ende nuk kanë mbërritur në vendngjarje. Raportimet e para në spital flasin për rreth 8 persona të plagosur që mendohet se do të trajtohen në spitalin e Fierit për shkak të afërsisë dhe pasi ky spital është më i specializuar për trajtimin e rasteve të rënda. Akoma nuk ka konfirmim zyrtar për viktimë, as nga policia, as nga spitali. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Informacion paraprak.

Në aksin rrugor Memaliaj -Krahës, në afërsi të fshatit Toç, Memaliaj janë përplasur automjet “volkswagen” me autobuzin e linjës Sarandë–Elbasan, ku si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i autoveturës(shtetasi E.K) dhe pasagjeria (Sh.Xh), e cila ndodhet në reanimacion në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër. Gjithashtu janë dëmtuar lehtë dhe disa pasagjerë të autobuzit, të cilët po marin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.