Televizioni në borxhe, Aleksandër Frangaj shet Abc News, zbulohet pronarja e re...

Televizioni në borxhe, Aleksandër Frangaj shet Abc News, zbulohet pronarja e re (DETAJE)

741
0

Aleksandër Frangaj shet aksionet në televizionin informativ Abc News.

 

Mësohet se Frangaj, i cili është edhe aksioneri kryesor ka shitur aksionet kundrejt shumës 600 mijë euro.

 

Sipas të dhënave të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, Abc News tashmë i përket kompanisë A.B.C. MANAGEMENT.

 

Kjo kompani rezulton e panjohur në Shqipëri, ndërsa pronare e saj është shtetasja greke Efthymia Gkouma.

 

Sipas kontratës së shitjes, blerësi përveç vlerës së akisoneve duhet të paguajë edhe rreth 1.4 milionë euro të tjera për detyrime të ndryshme që televizioni Abc Neës ka pasur ndaj furnitorëve ose detyrime qiraje.

 

ABC News është një media që u hap disa vite më parë pasi Frangaj shiti televizionin ORA News tek biznesmeni Ylli Ndroqi.

 

Frangaj, nuk do ngelej pa media me titra sic është formati i News 24, A1 Report apo Ora News. Menjërherë pas shitjes së Ora News, Frangaj nxorri formatin e ri televiziv sic është Abc News.

 

Mesa duket edhe ABC-ja e bëri ciklin e saj për Aleksandër Frangajn dhe tashmë i përket një pronari të ri.