Televizioni i Bavarisë: Muzika moderne shqiptare po depërton fuqishëm në tregun botëror

Televizioni i Bavarisë: Muzika moderne shqiptare po depërton fuqishëm në tregun botëror

737
0

bavaria_1473899723-8281726

Bayerischer Rundfunk shkruan për muzikantët nga Kosova e Shqipëria të cilët po bëhen të popullarizuar në botë.

Një spot i xhiruar me shumë angazhim, një grua bjonde veshur me pardesy, tinguj të R’n’B. Ky mund të ishte një spot i importuar nga Los Angelesi. Por, kur fillon kënga vërejmë: nuk është në anglisht.

Me këngën “Bon Bon” këngëtarja kosovare, Era Istrefi ka pushtuar toplistat ndërkombëtare. Pa marrë parasysh a bëhet fjalë për Italinë, Francën apo Australinë, kjo këngë e kënduar komplet në shqip përherë depërtoi në top dhjetëshe, shkruan Bayerischer Rundfunk, televizioni i landit gjerman të Bavarisë.

“Shqip-Pop” është muzika moderne e shqiptarëve të Kosovës dhe Shqipërisë. Ky stil muzike nuk është absolutisht i tillë siç mund të merret me mend muzika e Ballkanit dhe po depërton fuqishëm në treg.

Disa nga interpretuesit po arrijnë pa problem deri në 30 milionë klikime në portalet e streamingut. Artistë si Era Istrefi, Enca dhe Samanda tashmë janë të njohura edhe në arenën ndërkombëtare. Për shkak të sfondit komplet të ndryshëm kulturor, kjo muzikë dallon nga muzika pop e Ballkanit.

Televizioni BR shkruan se në pop muzikën shqiptare vërehen ndikime të ndryshme, rap R’n’B, arabesk, rai afrikanoverior.

“Nuk është befasi që ky stil i ri muzikor vjen pikërisht nga ky rajon. Kosova është vendi me popullësinë më të re në Evropë. Ky shtet zyrtarisht ekziston qe më pak se 10 vjet, në popullësi mbretëron një atmosferë optimizmi, përkundër problemeve sociale. Mbi 70 përqind e të rinjve janë të papunë. Të bësh shumë para me muzikë cool, kjo është një ënderr e vërtetë”, shkruan BR.

Ky medium gjerman ka biseduar edhe me Ardian Bujupin këngëtar gjermano kosovar, njërin nga yjet e formatit televiziv “Gjermania kërkon një superstar”. Bujupi e përshkruan Kosovën si një Mini-Hollivud./KultPlus.com