TEC-i i Korçës, Basha: Rama ka firmosur lejen, bën sikur tërhiqet

TEC-i i Korçës, Basha: Rama ka firmosur lejen, bën sikur tërhiqet

234
0

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka cilësuar aferë korruptive, projektin për ndërtimin e TEC-it në Korçë. Pasi u zbulua afera, thotë demokrati, qeveria Rama bën gjoja sikur është tërhequr.

“TEC në Korçë është aferë korruptive, nuk do të prodhojë energji për sistemin energjik shqiptar, por për vendet fqinje që e kanë refuzuar. Do të helmojnë popullin e Korçës për t’u pasuar Edi Rama. TEC-in në Korçë ne e kemi denoncuar si një aferë korruptive dhe kriminale. Sepse nuk bëhet për sistemin energjik shqiptar. Ai TEC po ndërtohet që energjia të çohet në Greqi. Qytetet fqinje e kanë refuzuar dhe tani korrupsioni është kokë më kokë me biznemenë që i qëndrojnë kësaj afere, që ta ta bëjë TEC –n në Korçë. Të helmojë qytetarët korçarë me miliona ton dioksid karboni. Tani mqse njerëzit janë ndërgjegjësuar dhe ne kemi ngritur zërin, qeveria ka filluar gjoja të tërhiqet sepse kjo qeveri edhe është hajdute por edhe frikacake. Ja ku është e vërteta. Edi Rama e ka firmosur dhe bën gjoja sikur tërhiqet”,- tha ai.

I ndodhur në Korçë, ku takoi nga afër banorët, të cilët ndanë me të hallet dhe shqetësimiet e tyre, Basha tha se pikërisht nga frika, Rama ka nisur të hedhë hapa pas edhe për këtë projekt.

“Nxjerr këto qoftet e qeverisë ai. Jo Blend Klosin e kryetarin e Bashkisë. Të gjithë janë brenda, janë pjesë e kësaj afere. Helmi mbi Korçën pasuron Edi Ramën. Shikojeni firmën e Edi Ramës, Niko Peleshit. Kjo është qeveri kriminale. Se për të pasuruar Edi Ramën dhe oligarkët e TEC-it, janë gati të helmojnë popullin e tyre.

Këtë po bëjnë po në Elbasan, Tiranë, Fier, tani do ta bëjnë me TEC-in në Korçë. E ka kuptuar që populli po ngrihet, por ka filluar të hedhë hapa prapa si akrepi”,- vijoi ai.