“Të zhytur në llum, po lindin një fëmijë të vdekur”, ish-kampioni i...

“Të zhytur në llum, po lindin një fëmijë të vdekur”, ish-kampioni i Shkodrës del kundër Ramës për Këshillin: Zhduku sa më parë )

600
0

Në një prononcim për mediat, Vjerdha shprehet se Këshili ishte një turp që fatkeqësisht ishte i detyruar të marrë pjesë.

SHKODËR– Arbis Vjerdha, anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës dhe një socialist i thekur prej vitesh ka dalë sot kundër partisë së tij. Ish- kampioni i njohur i sporteve luftarake që u bë pjesë e këtij këshilli si përfaqësues i PDS-së së drejtuar nga Paskal Milo, në një prononcim për mediat ka shprehur pakqënaqësitë e tij në lidhje me konsituimin e këshillit bashkiak në Shkodër.

Vjerdha uron që ky Këshill ta ketë jetën sa më të shkurtër dhe se gjithmonë do ët jetë një zë që do ët ngrihet kundër qeverisë. Ish-kampioni shprehet se kryeministri Edi Rama duhet të zhduket sa më parë bashkë me Rilindjen e tij që ka instaluar kudo, pasi kjo sipas shkodranit është një politikë e zhytur në llum.

“Ishte një turp që fatkeqësisht duhej të merrnin pjesë. Ajo zyrë nuk shihet me sy, një këshill i bërë si kur jemi në ’36, nëpër bira dhe nëpër skuta… të dyja palët bërtasin Amerika, Amerika por ato zgjedhje s’kishin lidhje me Amerikën dhe demokracinë.

Më bëri përshtypje fjala ‘betohem’, mendoj se disa njerëz kanë probleme me nderin e tyre, me intelektin dhe mënyrën se si janë zgjedhur. Kjo është lindja e një fëmije të vdekur. Ky Këshill nuk e ka jetën e gjatë pasi është ilegjitim dhe unë jam shumë i kënaqur me këtë fakt.

Unë kam qenë gjithë jetën socialist dhe do të jem socialist. Por ky Këshill sot ishte pjesa e turpshme e të majtës shkodrane dhe shqiptare. Rama duhet të zhduket një sahat e më parë bahskë me modelin e Rilindjes që na ka instaluar.

Rama nuk ka promovuar askënd përveçse një kampioni. Unë jam Arbis Vjerdha dhe ai më ka promovuar si kampionat pasi i ka leverdisur që një kampion të jetë në anën e tij. Unë jamë vetëm një person, ndoshta edhe i zhytur në politikën e majte, por do ët mundohem t’u hap dytë dhe t’u tregoj edhe të tjerëve se nga kush rrethohen .

Nuk ka asnjë lloj kompromisi që më bën të jem pjesë e një Këshilli Ilegjitim. Ishalla e ka jetën sa më të shkurtër. Sot pati një përpjekje për të më lënë jashtë votimit, pot u thashë prerë ‘këtu më keni, sepse kam ardhur me forcat e mia deri këtu’.

Do të jem një zë i mbytur por do ët jem aty. Do shfrytëzoj të drejtat që më jep këshilli për të shkuar në instance më të larta,”– shprehet Arbis Vjerdha.

Një ditë më parë u konstituua Këshilli Bashkiak i Shkodrës. Socialistët “u mbyllën” në bilbliotekë zgjodhën si kryetare Brisela Kadian. Opozita protestoi nën thirrjet “Rama ik”Ndërkohë që pati dhe një përplasje me Tom Doshin, që u qëllua dhe me shishe nga një qytetarë.