Të varfër, të sëmurë, të pa ngrënë, pa shtëpi… Lotët më prekën...

Të varfër, të sëmurë, të pa ngrënë, pa shtëpi… Lotët më prekën në shpirt!

696
0

Nga Elvis Naçi

 

O Zot, po mendoja çfarë do të gjej në atë shtëpi. Mësuesja më kishte informuar se vajza vinte e paushqyer në shkollë dhe nëna e saj lëngonte e sëmurë në shtëpi. Sot jam prekur thellësisht në zemër dhe në shpirt. Isha nisur për të dhuruar një shtëpi në Ballsh për disa jetimë, kur u kthyem kishim vendosur ta vizitonim këtë familje me shumë halle, fillova të hipja shkallët dhe këmbët nuk më bënin, hyra dhe gjeta një nënë që ishte sprovuar me sëmundjen e kancerit, dridhej dhe qante, kur ne hymë u emocionua dhe na shtroi një lutje: “mos më ngelen fëmijët rrugëve”.

 

Jetonin në një shtëpi me qira, e mobiluar me një kënd nga komshinjtë. Fëmijë që lypnin nëpër dyer për pak ushqim, nuk e di nga ta filloja bisedën, a të flisnim për sëmundjen që gërryente nënën apo urinë që kishin fëmijët, m’u kujtua mesazhi që na dërgoi mësuesja se vajza e madhe në klasë të tretë me një trup të paushqyer që as për në klasë të parë, i ka rënë disa herë të fikët në tabelë.

 

Lotët e njerës vajzë më preken në shpirt. U largova duke i thënë ditë më të mira do të vijnë, deri në Tiranë falenderoja Zotin që kemi një jetë normale, në zemër dhe në mendje janë ato tre fëmijë. Nëna ishte tashmë gjysëm njeri, sëmundja e kishte gërryer, por si heroina që quhet nënë mendonte që fëmijët e saj mos mbesin rrugëve, ajo mendonte se nëse sëmundja do ta detyronte t’i lërë ata fëmijë ku do jetojnë? Pa kulm mbi kokë? Pa përkrahjen e nënës dhe dashurinë e saj, pa shtëpi dhe pa ushqim! Për aq ditë apo muaj që Zoti i ka dhënë jetë kjo nënë nuk duhet të vuajë më për banesë apo për ushqim, të gjithë bashkë për t’i blerë një banesë të re dhe vendosur një pension dinjitoz. Të ndihmojmë këtë familje me shpresën se Zoti do na ruajë familjet tona dhe fëmijët tanë? Amin.