Të shtënat me armë zjarri te Komuna e Parisit, kush është 26...

Të shtënat me armë zjarri te Komuna e Parisit, kush është 26 vjeçari i plagosur (EMRI, FOTO nga vendngjarja)

423
0

Zbulohet identiteti i 26 vjeçarit i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë.

Enea Keqa u qëllua me armë zjarri në këmbë në Komunën e Parisit në një kryqëzim rrugor.

Sipas njoftimit, rreth orës 21:50, në zonën e Komunës së Parisit, është plagosur me armë zjarri (në këmbë), në rrethana ende të paqarta shtetasi E.K, 26 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të saj.