TË PATHËNAT E KRYESISË SË PS, Majko: Të konsiderojmë ZGJEDHJET E PARAKOHSHME....

TË PATHËNAT E KRYESISË SË PS, Majko: Të konsiderojmë ZGJEDHJET E PARAKOHSHME. Ngatërron emrin e Cakajt, ben debat me Ballen (XHAFAJ KËRKON LLOGARI PËR BE)

381
0

Në mbledhjen e kryesisë së PS të 21 tetorit është artikuluar për herë të parë ideja për zgjedhje të parakohshme, edhe pse jo një qëndrim i konsoliduar. E shtruar në formën e një pyetjeje, duke u bazuar edhe në zhvillimet që ndodhën në vendin fqinjë Maqedoni e Veriut, pavarësisht se ideja është kundërshtuar, duket se ka pasur edhe artikuluesit e vet. Ka qenë në fakt, “rebeli” i përhershëm Pandeli Majko, ministër i Diasporës, që e ka përmendur këtë fakt.

Ajo që dihet është rendi i ditës, ku kryetari i PS Edi Rama shpalosi idenë e bashkëkryesimit të cdo niveli me dy përfaqësues për politikat gender. Anëtarët e kryesisë dhe të deleguarit e qarqeve duhet ta shpërndajnë këtë në bazë. Por pas këtij raportimi, i pari që ka marrë fjalën ka qenë Fatmir Xhafaj, i cili duhet të përmendim se në seacën e fundit parlamentare votoi kundër ligjit të propozuar nga qeveria për “Korporatën e Investimeve”.

“Nuk mund ta kalojmë këtë situatë. Krysia e PS, duhet të dalë me një qëndrim politik për mosceljen e negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërinë dhe të mbajmë përgjegjësitë” mësohet të ketë thenë Xhafaj në mbledhje, raporton newsbomb.al.

Sërish e ka marrë fjalën kryeministri Rama dhe ka përmendur të njëjtat argumenta që i ka bërë publike për cështjet e brendshme të vetë BE, por jo për përgjegjësinë e Shqipërisë.

Por më pas e ka marrë fjalën Pandeli Majko, të cilit, nuk i ka pëlqyer artikulimi i Ministrit të jashtëm në detyrë, Gent Cakaj.

Madje, Majko, qëllimisht apo nuk e mbante mend, ka ngatërruar edhe emrin e Ministrit të jashtëm në detyrë Gent Cakaj, duke shkaktuar edhe ilaritet.

“O ti Genci, ku je…Nuk mund të dalësh dhe të thuash ti se nuk e ka premtuar PS hapjen e negociatave me BE. Nëse do të ishte kështu, cfarë kryesie, dhe cfarë qeverie jemi ne që nuk marrim përgjegjësitë, si nuk e kemi premtuar një gjë të tillë” mësohet të ketë thene Majko në mbledhje, raporton newsbomb.al.

 

Në fakt, pas artikulimit të emrit nga Gent në Genc, kjo ka shkaktuar një lloj “fërshëllime” në ajër, ku anëtarët e kryesisë kanë kthyer kokën për të parë se kujt ia kishte drejtuar vërejtjen e tij Pandeli Majko, dhe u kuptua shumë shpejt se e kishte për ministrin e jashtëm në detyrë. Majko, i referohej konferencës për shtyp të Gent Cakajt një ditë pas shtyrjes së hapjes së negociatave ku ai deklaroi se askush nuk e kishte artikuluar këtë tezë.

 

“Kjo nuk është serioze nga ana jonë. Le të shikojmë fqinjët tanë të Maqedonisë. Po shkojnë në zgjedhje pikërisht për këtë gjë. Pse të mos e shohim këtë opsion? Ca meraku kemi të futemi në zgjedhje të parakohshme, kur në fakt kemi se cfarë të themi? Duhet ta shofim me përgjegjësi maksimale këtë cështje” ishte kërkesa e Majkos, raportojnë burimet për newsbomb.al.

 

I menjëhershëm ka qenë reagimi i sekretarit të përgjithshëm të PS, Taulant Balla. “Nuk është i njëjtë realiteti ynë me atë të Maqedonisë së Veriut. Në Maqedoninë e Veriut zgjedhjet do të zhvilloheshin. Nuk kemi njëlloj” ka ndërhyrë Balla.

 

Por Majko ka plotësuar se Maqedonia nuk ishte në vit zgjedhor, dhe se zgjedhjet po I zhvillon një vit më para kohës normale që do të thotë se po shkon në zgjedhje të parakonshme. Dhe nuk do të ishte asnjë problem për Shqipërinë nëse do të fillonte të artikulonte këtë ide.

 

Sigurisht në fund e ka mbyllur sërish Rama duke thënë se nuk janë zgjedhje të parakohshme në Maqedoni dhe nuk është I njëjtë realiteti mes dy vendeve, por kjo përgjigje i ka lënë të pakënaqur kërkuesit, raporton newsbomb.al.

 

Mbledhja e kryesisë është mbyllur pa ndërhyrje të tjera. Por ajo që kuptohet qartë nga ajo që ndodh Brenda forumit më të lartë vendimmarrës të forcës kryesore qeverisëse është se kur vjen puna për të debatuar për cështje të nxehta, në lojë rikthehen sërish figura që kanë qenë qendrore dhe historike në PS, sic është Pandeli Majko apo Fatmir Xhafaj. Ndërkohë që figura të tjera të kësaj force që pritet në fakt të flasin në kryesi për shkak të pakënaqësive që kanë, nuk artikulohen publikisht, dhe nuk japin argumente.