‘Të ndryshojmë lidershipin e PD’, deputeti i ri demokrat merr fjalën për...

‘Të ndryshojmë lidershipin e PD’, deputeti i ri demokrat merr fjalën për herë të parë në Kuvend, sulmon keq Bashën

363
0

Deputeti i ri i PD, Lefter Maliqi ka marrë fjalën për herë të parë në foltoren e Kuvendit.

Ai ka sulmuar kreun e PD, Lulzim Basha dhe i bëri thirrje gjithë demokratëve të ndryshojnë lidershipin.

‘Jam i bindur që brenda dy muajve rreshti këtej do të jetë plot. Mos kujtojnë ata që janë jashtë së janë më të mirë se ne që jemi këtu.

Demokratët mos të gënjehen më sepse kemi sakrifikuar bashkë më ata nëpër protesta.

I bëj thirrje gjithë demokratëve  të mos gënjehen por të ndryshojnë lidership.

Kriza qendron te lidershii i PD i cili ashtu si gënjeu për listën e PD që i bëri familja e tij  po kështu pësoi disfatë në zgjedhje.

Kjo sallë do të mbushet plot, mandat im ka të bëjë drejtpërdrejt me kthimin e  dinjitetit dhe atë që ma kishte borxh PD’, u shpreh Maliqi gjatë fjalës së tij.