Të ligut i tregoj vendin”, Aurela Gaçe pajtohet me Albërie Hadërgjonaj

Të ligut i tregoj vendin”, Aurela Gaçe pajtohet me Albërie Hadërgjonaj

332
0

 

Një vit më parë këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj ka qenë e ftuar në emisionin “Oxygen”, ku ka folur për “Këngjën Magjike 2018”. Ajo është shprehur se nuk do merrte më pjesë në këtë festival sepse sipas saj pikët jepen mes miqsh. Këtu përmendi Aurela Gaçen dhe Flori Mumajesin.

 

“Unë nuk kam shkuar më në Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarë me vete që këndojnë tek lokali i saj, 4-5 shokë, edhe pak respekti dhe fiton. Flori Mumajesi ka konkurrentë 5-6 këngëtarë që i kompozon këngët dhe fiton, normal si do fitoj unë? Është mes miqsh”, është shprehur Albërie.

 

Por, pasi ky lajm bëri bujë Albëria sqaroi se deklarata është keqkuptuar nga të gjithë dhe se i vlerëson ata si këngëtarë dhe i do shumë.

 

As Aurela nuk ka qëndruar e heshtur. Pas deklaratës së Albëries ajo nxorri një shkrim ku thuhet se ishte për të.

 

“A duhet kthyer përgjigje në raste kur flet goja para mendjes? Them se duhet hapur rrugë në këto raste. Fali Zot se s’dinë seç bëjnë Amen! Unë kthej përgjigje vetëm kur je i-e ligë. Me të paedukatët sillem njësoj, se plumbi del me plumb…të ligut i tregoj vendin…për ata që s’mbushin mirë, thjesht ndjej keqardhje! Janë në lutjet e mia”, shkruante Aurela.

 

Pas një viti, duket se konflikti mes dy këngëtareve ka marrë fund. Aurela ka postuar në “Instastory” një foto, ku tregon mbështetjen e plotë për këngën e Albëries në Festivalin e Këngës me titull “Ku ta gjej dikë ta dua”.

 

“Tjetër ndjesi e bukur”, ka shkruar Aurela.