Të lidhur me zinxhirë, banorët e Unazës së Re para gjykatës së...

Të lidhur me zinxhirë, banorët e Unazës së Re para gjykatës së Apelit, ç’ndodhi me 3 protestuesit e burgosur sot

396
0

 

Gjykata e Apelit liroi duke vendosur “Arrest shtëpie” tre protestuesit e arrestuar të Unazës së Re, të cilët ishin në “burg pa afat”.

Apeli zbuti masën e sigurisë se vendosur nga shkalla e pare, për Gramoz Shehun, Ilir Katirajn dhe Skender Dodwn.

Te pranishem perpara kesaj gjykate, në shenjë proteste për këtë vendim, banorët e tjerë të Unazës së re u lidhën me zinxhirë në mënyrë simbolike.

Ata thone se kryeministri po u heq të drejtën e protestës e paralajmerojne se nuk do të ndalen.

“Ata u lanë me arrest shtëpie, kjo gjykatë e prokurori vazhon avazin duke na persekutuar. Jo në burg të na fusin por ne nuk tërhiqemi”, than ata per mediat.

 

Jashtë ambienteve te gjykates me banoret e tjere ishte edhe Klevis Balliu i cili tha se mbajta në burg e banoreve është në shkelje të ligjit.

“I mbajnë në arrest shtëpie që mos dalin në protestë, të mos flain në protestë. Sulmi ndaj unëzës sot është sulmi ndaj protestës dhe të drejtës për të protestuar. Urrejtja e Ramës për protesta është gjenetike”, tha ai.