
Gjatë ditës së djeshme, Beatrix Ramosaj ka konfirmuar ndarjen nga Donald Veshaj katër ditë pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Që nga ai moment fansat janë ndarë dy grupe. Njëri grup i fansave i ka dalë në mbrojtje Trixës, ndërsa grupi tjetër me fjalët më të rënda.
Në postimin e saj të fundit, ndjekësit janë treguar të “pamëshirshëm” ndaj saj. Pasi njoftoi ndarjen, dhjetëra komentues i kanë shkruar
Beatrix këtë koment në foton e saj, madje ka pasur edhe nga ata që i kanë përmendur karman ku me pretekstin se ajo e ka goditur atë, kështu ajo ndau Donaldin nga Bora dhe tani u nda edhe vetë.
E disa nga komentet e tjera ishin: Ku e ke Donaldin jeta?, Si i thonë ndarje në shqip?, Jeta kaq e pat, Jeta i ç mende komshinjt?.
Kujtojmë se Beatrixa dhe Donaldi patën krijuar lidhjen e tyre brenda shtëpisë së BBV, e cila nuk zgjati thuajse fare edhe jashtë.