Që deputetët tanë në shumicën e rasteve janë shembulli më i keq i mundshëm i politikanëve kudo në botë, këtë e dimë mirë të gjithë edhe pse të shumtë janë ata që shpesh gënjehen nga fasada e mundohen t’i imitojnë politikanët tanë.
Përgjithësisht, në të gjithë botën ndodh që politikanët, qofshin këta deputetë, ministra diplomatë etj. etj., i hyjnë politikës në një moment kur janë të realizuar në jetën e tyre, kur kanë një lloj kapitali ekonomik, një lloj statusi shoqëror e social. Të tilla raste janë të shumta në botë, por jo në Shqipëri. Në vendin tonë ndodh krejt e kundërta. Këtu politikanët tanë hyjnë në politikë të varfër e të dërmuar nga ana ekonomike dhe kur dalin, edhe pse kanë një rrogë minimaliste gjatë kohës që ushtrojnë funksionin e politikanit, çuditërisht janë ekstremisht të pasur.
Një rast të tillë godet edhe gazetari Armando Maho, i cili ka ngeluri mahnitur nga pasuria e një deputeti të Partisë Socialiste. Sipas Mahos, personi në fjalë është shndërruar nga një njeri me opinga të grisura, në një person që blen mallra luksi si ora 70 mijë euroshe apo edhe apartamente me vlera marramendëse.
Ja çfarë shkruan gazetari në Facebook ndërsa i bashkangjit shkrimit të tij edhe një foto: