Të izolohet Rama dhe jo shqiptarët! Nga Albina Deda

Të izolohet Rama dhe jo shqiptarët! Nga Albina Deda

650
0

-Nuk jane shqiptaret shkaku i vertete i reflektimit negativ te disa vendeve europiane lidhur me levizjen e lire. Po ashtu nuk jane bashkekombasit tane ata qe po terrorizojne e traumatizojne kontinentin e me gjere!Fenomene kriminale kane eksportuar ne Europe edhe bullgaret,rumunet,polaket e çeket por kurre nuk eshte diskutuar levizja e tyre,perkundrazi jane integruar ne BE. Liberalizimi i vizave dhe levizja e lire nuk jane dhurata por frute pune dhe reformash te qeverise Berisha! Sot kemi jo vetem stopim por rikthim fatal prapa ne çdo aspekt. Korrupsioni e nepotizmi kane varferuar skajshmerisht popullsine. Eshte nje varferi traumatizuese sepse shoqerohet me mungesen totale te shpreses. Ne nje vend ku shpresa e kamja jane prone vetem e pushtareve atehere braktisja e Atdheut ngelet alternativa e qytetareve. Ne pamje te pare eshte nje situate pa kthim,nje hemoragji nacionale pa shprese per koagulim. Por nuk eshte ashtu.Ka nje shprese e cila qendron ne ndergjegjen e qytetarit te lire. Kjo shprese duhet te materializohet ne aksion qytetar e politik per te larguar Edi Ramen. Ai nuk mund te filloje nje mandat te dyte me vote te vjedhur nga presioni e mashtrimi,dhe te blere me parate e investuara nga krimi!!Edi Rama duhet ndaluar me deomos te drejtoje vendin e braktisur nga qytetaret ku sundojne oligarket dhe boset e droges. Askush ne vend dhe jashte tij nuk e beson rezultatin e zgjedhjeve. Ate nuk e beson dhe nuk po i gezohet as vete Edi Rama. Ata qe po gezojne e shijojne jane baronet e droges e korrupsionit,perfituesit e tenderave dhe koncensionit. Ata gezojne,ata ndertojne,ata marrin poste politike e shteterore,ata jetojne…ndersa populli me krenar,me i vuajtur e me proeuropian ne Ballkan ka marre rrugen e zorshme te mergimit si izraelitet ne agun e luftes se dyte boterore. Kete gje e dine shqiptaret por nese duan e dine mire dhe nderkombetaret. Shosha propagandistike e Rames dhe e disa diplomateve te sponsorizuar nuk mbulon asgje. Sot ka vetem nje udhe dhe nje shpetim per vendin tim: Largim pa kthim i Edi Rames. Ndryshe Siçilia e viteve ‘ 30 do te ishte e lakmueshme  me ate qe pritet te ndodhe ketu ne zemer te Europes.