Të gjithë e braktisin, a konsiderohet ky dështimi më i madh që...

Të gjithë e braktisin, a konsiderohet ky dështimi më i madh që ka pasur ndonjëherë Noizy?

783
0

Të gjithë mësuam se Noizy do të ishte këngëtari i cili do të vazhdonte festën e Dua Lipës me organizimin e një “After Party”. Mirëpo Express sjell një video shkëputur nga festa që u mbajt pas koncertit në të cilën këndonte Noizy.

Kjo festë u mbajt në një nga clubet e Tiranës, por kurrë nuk është parë kaq bosh. Për herë të parë një koncert ku këndon Noizy, ka një numër kaq të vogël njerëzish.

Ndërkohë Dua Lipa kur ka marrë vesh për atmosferën që ishte krijuar në këtë “after party”, nuk ka marrë pjesë fare. Në video duket qartë numri i paktë i personave që u mblodhën për Noizyn. A mund të quhet ky dështimi më i madh që Noizy ka pasur ndonjëherë, apo ky është faji i organizatorëve të koncertit të Dua Lipës, sepse pas një koncerti të tillë nuk mund të ketë kurrë “After Party”.