Të enjten mblidhet Parlamenti, opozita konfirmon protestën

Të enjten mblidhet Parlamenti, opozita konfirmon protestën

352
0

Parlamenti do të mblidhet ditën e enjte në seancën plenare të radhës, ndërsa opozita ka vendosur të organizojë protestën e saj.

Burime mediatike konfirmojnë se të enjten, opozita do të nisë protestën e saj përpara godinës së Parlamentit në orën 9:30.

Ditën e djeshme, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një mbledhje me kryetarët e PD-së në rrethe. Pas takimit, ai nuk dha një përgjigje të qartë nëse do të kishte apo jo protestë të enjten, por tha se do t’i përmbahen vendimit të kryesisë, sipas të cilit protestat do të organizohen sa herë që mblidhet Parlamenti.