TCH akuzë të rënde Peleshit për helmin, reagon specialisti: Mos përhapni panik,...

TCH akuzë të rënde Peleshit për helmin, reagon specialisti: Mos përhapni panik, gjithçka është shpifje (AKUZAT)

354
0

Specialisti Pëllumb Pipero ka reaguar lidhur me lajmin që është komentuar shumë së fundmi për ‘Silikon Mix’. Top Channel, ka hedhur akuza të rënda ndaj ish-ministrit të Bujqësisë Niko Peleshi, se ky helm me pretendimin i rrezikshëm është futur në vendin tonë me urdhër të tij. Ndërkohë, specialisti shprehet se nuk nuhet të përhapet panik dhe se gjithçka është shpifje.

 

‘Gjeta shumë referenca për revolucionin që ka bërë në bujqësi, dhe kjo është arritje e madhe e shkencës besoj unë. Ndaj në fund te ketij shenimi dua të ndaj me të gjithë ju disa konsiderata; nuk duhet të perhapim panik te konsumatorët, aq me teper kur behet fjale për ushqimet e përditeshme, pa pasur referenca dhe rezultate statistikisht të provuara’, ka theksuar ai ndër të tjera.

 

Reagimi i plotë:

 

Edhe pse i druhem shume fb, i rikthehem shpesh, sidomos kur ka lajme per shendetin dhe impaktin e tyre ne publik. Duke qene se jam pak larg edhe lajmet me vine me vonese, por kurre nuk eshte von per te shprehur mendimin tend, sidomos kur mendon se ai mund ti vije ne ndihme publikut. Po lexoja sot nje lajm mbi rrezikun qe sjell ne shendetin e qytetareve nje insekticid-pleh, Silikon Mix, dhe jo vetem si mjek por dhe si konsumator u mundova te gjej ca referenca rreth tij, te mirave dhe te keqijave qe sjell ne shendetin tone per shkak te elementit baze ne perberje te tij, Silicium. Duke mesuar nga kimia se siliciumi eshte nje nga elementet perberes kryesore te tokes me te cilin biem ne kontakt cdo dite dhe ne cdo rrethane, duke kujtuar semundjen e silikozes te minatoret ne minierat tona, lexova dhe me tej. Ka shume artikuj dhe referenca, me pak ne PubMed, e me shume ne agrikulture por ne asnjerin prej tyre, se paku une, nuk gjeta referenca bindese, e mbi te gjitha statistikisht te besueshme per demin potencial te ketij insekticidi ne shendetin e qytetareve, per me teper ne demtimin potencial te ADN dhe çrregullimet madhore qe mund te vine si pasoje e saj. Gjeta shume referenca per revolucionin qe ka bere ne bujqesi, dhe kjo eshte arritje e madhe e shkences besoj une. Ndaj ne fund te ketij shenimi dua te ndaj me te gjithe ju disa konsiderata;

 

Se pari nuk duhet te perhapim panik te konsumatoret, aq me teper kur behet fjale per ushqimet e perditeshme, pa pasur referenca dhe rezultate statistikisht te provuara.

 

Se dyti do ishte shume mire qe specialistet e mjekesise ti pyesim dhe t’ju referohemi para se nje produkt te “kontestuar” ta hedhim ne treg, sepse eshte me mire dhe me e lehte te parandalojme, jo te hapim debate post faktit, qe mund te sherbejne per gjithcka, por nuk i vine ne ndihme shendetit, perkundrazi perhapin panik te qytetaret.

 

Se treti, ne, profesionistet, qofte edhe per etike profesionale nuk duhet te flasim me “mund”.

 

Se katerti nuk deshiroj te debatoj me askend dhe do ishte mire te mos hapim nje debat qe nuk i sherben akujt, thjesht po jap opinionin tim mbeshtetur ne ato qe kam lexuar dhe besoj!