Tashmë të pandarë! Arbana dhe Eduarti fotografohen në event në kryeqytet

Tashmë të pandarë! Arbana dhe Eduarti fotografohen në event në kryeqytet

340
0

Ata nuk fshihen më, e tashmë prej kohësh jetojnë hapur dashurinë e tyre.

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë kthyer në një prej çifteve më të dashur e të komentuar në radhët e famshëmve shqiptarë, e si të tillë çdo dalje publike e dyshes grish kureshtjen tonë.

Së fundmi moderatorja dhe regjisori i “Dua të të bëj të lumtur”, janë fotografuar nga ‘Bordo’,  në premierën e filmit “Ndërkombëtarët” që u mbajt këtë të premte në ambientet e Cineplexx.

Të veshur ‘casual’, çifti kishin preferuar të qëndronin në të njëjtin stil, teksa u paraqitën me xhinse, kombinuar me nga një xhaketë të zezë.

Pjesëmarrjet e moderatores Osmani nëpër evente po bëhen gjithmonë e më të shpeshta, gjë që më parë nuk ishte diçka që ndodhte shpesh për Arbanën.