“Tani është tepër vonë”/ Saimir Çili tregon gabimin e vetëm që ka...

“Tani është tepër vonë”/ Saimir Çili tregon gabimin e vetëm që ka bërë me të bijën 12 vjeçare

327
0

Thonë që ”dardha bie nën dardhë” dhe Isea, vajza e këngëtarit dhe kantautorit të njohur Saimir Çili, duket se nuk i ka shpëtuar këtij rregulli të pashkruar që funksionon në familjet e artistëve. Dymbëdhjetërvjeçarja do të përfaqësojë Shqipërinë në ”Eurovision Junior 2019” me këngën “Mikja ime fëmijëri’’, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të kompozuar nga babai i saj.

 

Ditën e djeshme ata ishin të ftuar në studion e Rudina Magjistarit, ku folën edhe për bashkëpunimin e tyre të parë. Por ajo që habiti më shumë teleshikuesit ishte një rrëfim i babi Sajmirit për hapat e para të Iseas në botën e madhe të artit. “Kur të del fëmija në skenë qenka… Nuk e di, është një emocion që nuk shpjegohet me fjalë. Shumë i fortë. Kënga nisi vetëm për Isean. E lamë njëherë, i thashë ‘babi, je akoma e vogël, vitin tjetër’. Javën e fundit, para se të bëheshin pranimet “babi dua këngën, babi dua këngën”, 20 herë në ditë. Ishte lajmotivi i ditës dhe thashë epo e do… do ulem dhe do ta kompozoj”.

 

S’kam dashur që Isea ta ketë profesion muzikën, artin, por jo që mos merret. Domethënë që ta ketë profesion të dytë ose thjesht argëtim për qejfin e saj, për çlodhje, kur i thonë. Por kjo vendosi… Gabimin e bëra unë, sigurisht, sepse duke punuar me vëllezërit Laço dhe me Adrian Hilën në “100 vjet muzikë” ishte Adi Hila, Blendi Laço dhe Pandi që thanë do marrim Isean që të hapi spektaklin. Ka qenë vetëm 5 vjeç.  Që aty ishte hapi i parë i Iseas, por unë nuk kam dashur. Arti ka një gjë, ose të jesh në pesëmbëdhjetëshen e parë, ose mos u merr fare me art”.-rrëfeu ai para publikut.