Tani çdo gjë ka kuptim, zbulohet arsyeja e vërtetë se pse nuk...

Tani çdo gjë ka kuptim, zbulohet arsyeja e vërtetë se pse nuk po luan Shaqiri

430
0

Xherdan Shaqiri as mbrëmë nuk arriti që ta shijonte fushën në ndeshjen që Liverpooli e zhvilloi me Porton në kuadër Ligës së Kampionëve. Liverpooli fitoi me rezultat 2-0 ndeshjen e parë çerekfinale ndaj Portos, me Xherdan Shaqirin që edhe në këtë takim ngrohi stolin. Jurgen Klopp megjithatë kishte vendosur për ta inkuadruar në lojë yllin shqiptar në minutën e 90-të, por gjyqtari kryesor përfundoi takimin dhe kështu Shaqa nuk kishte mundësi të hynte në fushë. 27 vjeçari nga Zhegra nuk është paraqitur në tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat me Liverpoolin. Ai për herë të fundit ka luajtur kundër Manchester Unitedin në Old Trafford në takimin që kishte mbaruar 0-0.  Gazeta më e besueshme e klubit të Liverpoolit, ‘Liverpool Echo’ raporton se Jurgen Klopp nuk është i kënaqur me anagazhimin që Xherdan Shaqiri e bën në fazën defanzive dhe kjo është aryseja kryesore pse trajneri gjerman nuk është duke llogaritur në yllin shqiptar tash e tetë ndeshje. Kujtojmë që tifozët e Liverpoolit janë të befasuar me vendimin e Jurgen Klopp, i cili preferon që të luajë me Divock Origin dhe jo me Shaqirin.