Takimi me Gurun-në, flet gruaja e Damian Gjiknurit: Unë po zbuloj veten!

Takimi me Gurun-në, flet gruaja e Damian Gjiknurit: Unë po zbuloj veten!

710
0

Vitin e kaluar erdhi në Tiranë, Guru-ja Paramahamsa Vishëandanda dhe kjo vizitë habiti jo pak shqiptarët. Ndërkohë, një ndër personat që e priti në aeroport ishte edhe bashkëshortja e ish-ministrit të Energjitikës Damian Gjiknuri, Rovena Agolli. E ftuar mbrëmë në “Opinion” ajo foli rreth ndjesive që sipas saj ka marrë që kur ka nisur të besoj tek Guru-ja. “Unë po zbuloj veten, ne nuk e njohim veten, të gjithë mendojnë se e njohim. Nuk e njohim atë pjesë hyjnore tonën dhe e njohim përmes dashurisë. Në këtë mënyrë zgjohesh nga gjendja e fjetur mendojmë se duam, por nuk duam në të vërtetë. Ne jemi një miniaturë e Zotit mbartim të gjithë cilësitë që Zoti ka por në doza të vogla. Unë njoh të vërtetën që e kam zbuluar vet nuk kam pyetur për këtë gjë më është shfaqur kjo gjë”. Agolli theksoi se numri i besimtarëve shqiptarë për Guru-në shtohen gjithnjë e më shumë. “Kemi krijuar një qendër në Tiranë, e cila mëson disa praktika spirituale. Në këtë qendër mblidhemi dhe shtohemi, por njerëzit janë me stade të ndryshme. Ka njerëz që e provojnë dhe nuk kthehen dhe të tjerë që qëndrojmë. Ne jemi një grup i devotshëm kemi vënë kohën tone, për të ndarë me shumë dashuri këtë filozofi”, tha ajo.