“Ta gjejë ku e ka shtëpinë”, Dashamir Shehi ‘përkufizon’ Hajdarin: Pa rëndësi...

“Ta gjejë ku e ka shtëpinë”, Dashamir Shehi ‘përkufizon’ Hajdarin: Pa rëndësi politike, as babai i saj nuk më impresionon

529
0

“ Është një element pa asnjë rëndësi politike”. Kështu e ka përkufizuar Dashamir Shehi, Rudina Hajdain, deputeten e opozitës së re. Ai është shprehur në një intervistë për Dosja.al se Rudina Hajdari duhet ta gjejë se me kë e ka shtëpinë, me PD-në apo me kryeministrin Edi Rama.

 

Ndërsa për mbiemrin e saj dhe lidhjen e ngushtë familjare me politikën, ai ka deklaruar se atë nuk e impersionon ai i ati i saj, Azem Hajdari dhe aq më pak deputetja e re

 

Pjesë nga intervista:

 

Në platformën e opozitës për zgjidhjen e krizës, në një nga pikat kërkohet që Rudina Hajdari të largohet si një nga kryetarët e Reformës Zgjedhore. Pse kjo kërkesë? Çfarë marrëdhënie keni ju me Rudina Hajdarin?

 

 

code it albania

Unë nuk merrem fare me Hajdarin me thënë te drejtën. Nëse do të kishin kundërshtare Hajdarin do të ishte një kollajllëk i madh. Hajdari duhet ta gjejë ku e ka shtëpinë, a e ka me Edi Ramën, a e ka këtej. Nuk merremi fare me Hajdarin, ne e dimë shumë mirë që reformë pa ne nuk ka, po deshën ta bëjnë me Hajdarin le ta bëjnë. Ne kishim dje një platformë, sot po i nënshtrohemi një ideje të re edhe Basha e ka përmendur. Platforma opozitare janë 9 pikat e Bundestagut, kështu dilet nga kriza. Nuk ka dy lloj opozita, Hajdari është vajza ime, nuk merrem fare, nuk fokusohem tek ajo, është një element pa rëndësi politike. Mua nuk më interesojnë fare emrat, nuk inpresionon as e bija po as i ati. Unë mendoj që në demokraci janë frut i njerëzve të ndershëm dhe të formuar.

 

Kriza politike, shkarkimi i presidentit, negociatat me BE-në dhe marrëdhënia me Ramën, këto kanë qenë temat për të cilat, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur gjerësisht në një intervistë për Dosja.al. Për Shehin, Rama aktualisht po bën një teatër politik, pasi sipas tij nuk e do realisht shkarkimin e Metës. Zërave se mund të ketë një 17-maj të dytë Rama-Basha ai iu përgjigjet se kjo është e pamundur. Ish-ministri ka folur hapur edhe për opozitën e re, duke e quajtur Rudina Hajdarin, pa peshë politike. Ndërsa për çështjen e negociatave ai është shprehur se duhet të plotësohen 9 kushtet e Bundestagut. Pas përplasjeve në selinë rozë, për të nga radhët e PS-së, politikani që tregon maturi është Ditmir Bushati.

 

J.V/Dosja.al