‘Sytë e mi ishin me lot’, Rita Ora rrëfen momentin prekës gjatë...

‘Sytë e mi ishin me lot’, Rita Ora rrëfen momentin prekës gjatë vizitës në Kosovë

402
0

Pak ditë më parë, Rita Ora vizitoi Kosovën për një mision bamirës në bashkëpunim me Unicef. Këngëtarja me origjinë shqiptare siç raportojnë mediat në Prishtinë vizitoi shumë familje në nevojë dhe mbi 400 mijë fëmijë.

 

Ditën e sotme këngëtarja ka ndarë dissa foto me fansat nga vizita në Kosovë, ndërkohë që tregon se u përlot teksa shihte fëmijët të gëzuar.

 

“Jam akoma duke menduar për javët e kaluara kur vizitova vendlindjen time, Kosovën, dhe sesa e pabesueshme ishte të ndihmoja fëmijët, në bashkëpunim me Unicef. Ti japësh atyre shpresë dhe besim dhe dikë që të kontrollojë shëndetin e fëmijëve është kaq komode. Unë gjithashtu desha t’i jepja fëmijëve edhe disa lodra dhe nuk mund t’jua them dot sesa të lumtur ishin, në sytë e mi kishte lot pasi shihja buzëqeshja në fytyrat e tyre. Si një ambasadore e Kosovës, është detyra ime të sigurohem që të bëjmë gjithçka me organizata si Unicef që punojnë shumë për sigurinë e jetës së fëmijëve. Me ndihmën tuaj ne mund të bëjmë shumë më shumë në të gjithë botën për të mbështetur të ardhmen. Faleminderit!”, shkruan Rita krahas fotove.