Robert Berisha është një prej këngëtarëve më të dashur për publikun shqiptar. Ai sëfundmi është përfolur shumë në mediat rozë për shkak të ndarjes së tij nga Nora Istrefi, me të cilën ka pasur një lidhje dashurie 13-vjeçare.
Ky lajm bëri shumë bujë jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri, që në momentin kur ai tha publikisht se është ndarë me Norën.
Por mesa duket pavarsëisht ndarjes nga nëna e vajzës së tij, Roberti në një intervistë të dhënë së fundmi për mediat kosovare ka zbuluar se vetëm vdekja mund ta ndajë nga Nora.
Ndërkohë së fundmi këngëtari ka njoftuar edhe pjesmarrjen e tij në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Publik Shqiptar ku mesa duket do të na surprizojë me këngën e tij ku thuhet se do t’ia dedikojë ish-partneres së tij.
Teksa pritet që së shpejti të bëhen publike këngët e këtij festivali, nisur edhe nga deklarata e fortë dhe e fundit që Roberti ka bërë për Norën, mendohet që edhe kënga e tij e këtij fund viti në garën për Eurovision i dedikohet Norës.
Kujtojmë që këngëtari ka një repertor mjaft të pasur, dhe disa prej këngëve të tij, vazhdojnë të mbeten hite.