Surpriza e PD për protestën, mijëra çadra nën logon ‘Rama ik’

Surpriza e PD për protestën, mijëra çadra nën logon ‘Rama ik’

458
0

Vetëm pak orë na ndajnë nga protesta kombëtare, për të cilën opozita ka paralajmëruar se pjesëmarrja do të jetë më e madhe se në protestat e tjera. Por duket se moti nuk është në favor të opozitës, pasi rrugët prej disa orësh janë pushtuar nga shiu. Burime për Newsbomb.al thanë se PD ka porositur dhe është në pritje të mijëra çadrave. Gjithashtu mësohet çadrat janë të stampuara me logon ‘Rama ik’. Nuk dihet nëse këto do të përdoren nga protestuesit aspo nëse moti do të tregohet zemërgjerë me ta. Ndërkohë drejtuesit e PD kanë deklaruar se mijëra qytetarë janë nisur nga qytete të ndryshme dhe po mbërrijnë në Tiranë.

ik-850x450.jpg