Surpriza e dy vëllezërve nga Mirdita për motrën

Surpriza e dy vëllezërve nga Mirdita për motrën

501
0

11-78

Secili nga ne do të donte që momentet më të bukura të jetës t’i ndante me të afërmit e tij. E tillë është edhe dita kur një vajzë martohet. Por, jo gjithnjë gjërat shkojnë ashtu siç duam ne.

Rajmonda është vajza nga Mirdita, e cila ka katër vëllezër. Dy prej tyre, emigrant në Angli nuk kanë mundur të marrin pjesë në gëzimin e motrës. Kështu, ata kanë menduar një surprizë për të motrën: ata janë lidhur me skype duke u shfaqur në një nga ekranet duke e shijuar dasmën njësoj si të pranishmit e tjerë në sallë.

Emocione, lotë gëzimi, këngë e valle; të gjitha këto i ka rrëfyer në një postim në Facebook Gjergj Marku, pjesëmarrës në dasmën e familjes Gjeta.