“Supermbesa” e Sali Berishës, gjen “qytetin e idealeve” të saj

“Supermbesa” e Sali Berishës, gjen “qytetin e idealeve” të saj

460
0

erererere_1472478019-9895963

“Supermbesa” e ish-kryeministrit Sali Berisha, Dasara Malltezi ka ndërmarrë një iniciativë të re siç është menaxhimi i një reviste

“Utopian është një revistë e bazuar në Paris, e cila do të jetë online dhe së shpejti në Newsstand. Jemi një skuadër e madhe internacionale duke marrë në konsideratë dhe palët e tjera me të cilat po bashkëpunojmë.

Megjithatë, në zemër të revistës momentalisht jemi katër veta: Unë si Editor in Chief, Enri Mato si themelues, Jarl Alexandre de Basseville si Creative Director dhe Egla Harxhi si kontribuese. Ky bashkëpunim na ka vendosur në kontakt me artistë dhe media në vënde të ndryshme si Amerikë, Azi, Europë etj. Gjithashtu Dasara ka shpjeguar edhe më shumë rreth përmbajtjes së revistës dhe përse vjen me emrin “Utopian”: “Utopia është qyteti perfekt i cili nuk u ndërtua kurrë.

Rrjedhimisht, Utopian është qyteti ideal. Revista bazohet në katër shtylla: arkitektura, fotografia, moda dhe kultura. Në përmbajtje syohet gjithmonë për substancë, jo vanitet. Arkitektura është ana fizike e këtij qyteti që ofrohet virtualisht nga ne. Fotografia, moda dhe kultura janë aspekti social i tij i fokusuar në të bukurën dhe vlerat e njeriut të lirë dhe utopik.

Disa gjëra më specifike që mund të përmend janë shkrimet për vende të veçanta në botë, mendësia e të veshurit, këto gjithmonë të trajtuara sipas këndvështrimit tonë, Ekspozita “No Compromises”, dhe intervista me artistë të ndryshëm. Veçantia qëndron në faktin që nuk ka një revistë tjetër që permbledh të gjitha të sipërpërmendurat,”-është shprehur “Supermbesa” në lidhje me revistën. Gjithashtu ajo nuk e ka fshehur entuziazmin në rrjete sociale për këtë iniciativë të re.