SUNDIMTARI i Dubait nuk shkon në gjyq për fëmijët, por blen kalin...

SUNDIMTARI i Dubait nuk shkon në gjyq për fëmijët, por blen kalin 3 mln paud, princesha Haya në Londër pret vendimin (PROCESI I VITIT)

405
0

SUNDIMTARI i Dubait nuk shkon në gjyq për fëmijët, por blen kalin 3 mln paud, princesha Haya në Londër pret vendimin (PROCESI I VITIT)

 

Sundimtari I Dubait nuk mori pjesë në dëgjesën në Gjykatën e Lartë për betejën ligjore me ish gruan e tij të larguar. Por ndërkohë u pa tek harxhonte miliona paund në një ankand kuajsh.

 

Sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum dhe Princess Haya bint Al Hussein janë në një process gjyqësor për çështjen e fëmijëve nëse ata duhet të qëndrojnë me të ëmën në Britani apo të kthehen në Dubai, raporton the guardian.

 

Princes Haya mori pjesë në procesin gjyqsor dje në Londër për seancën e parë dëgjimore. Por Sheiku, themelues I garës së kuajve Godolphin, ishte në ankandin e Tattersalls në Suffolk, ku raportohet se bleu një kal më shumë se 3 milionë paund.

 

Në gjykatë sheiku u prezantua nga avokati i vet Lord Pannick QC, që u bë i njohur për cështjen Gina Miller në Gjykatën e Lartë për Brexit.

 

Detajet e çështjes së djeshme nuk janë bërë publike për median por cifti ka deklaruar më parë se ka të bëjë me fëmijët dhe jo financat.

 

Princes Haya që iku nga shteti i Gjirit me dy fëmijët për tu fshehur në Londër “në frikë për jetën” ka kërkuar mbrojtje për një nga fëmijët që po detyrohej për një martesë.

 

Burri i saj, Sheiku, një nga më të pasurit në botë ka kërkuar kthimin e fëmijëve në Arabinë Saudite. Princesha 45 vjecare, gruaja e tij e gjashtë, ka aplikuar nën ligjin britanik për “mbrotjje nga martesa e detyruar për një nga fëmijët e saj.

 

E edukuar në Oxford ajo ka kërkuar edhe një udhër mbrojtjes për kërcënimert. Eshtë raportuar më parë se Haya iku nga Dubai në Maj pas asaj që I ndodhi vajzës së burrit të saj Latifa, 33 vjec. Një nga 23 fëmijët me gra të ndryshme, Latifa iku vitin e kaluar për një jetë të re në SHBA, por u gjet nga forcat special dhe me forcë u kthye në shtëpi. Haya raportoi për frikë se mos ndoshta dhe ajo detyrohej forcërisht të kthehej në Dubai.