Sulmi në Zelandë kishte një hero, i riu i mori armën terroristit

Sulmi në Zelandë kishte një hero, i riu i mori armën terroristit

391
0

Masakra e djeshme në dy xhami në Christchurch Zelandën e Re ku mbetën të vdekur 49 persona kishte edhe një hero. Bëhej fjalë për një djalë, i cili kujdesej për xhaminë Linwood, njëra ku ndodhi sulmi më armë.

Ai arriti ta ndalojë Scott Morrison ose Brenton Tarrant sic njihej në rrjetet sociale që të mos vriste më shumë persona. Pa asgjë në dorë ai arriti t’ia marrë armën terroristit. Më pas e ka ndjekur dhe i ka qëlluar me armën e tij por pa qëlluar në shenjë shkruan Tg.com. Ai u arratis por u arrestuar nga forcat e policisë pak pas ndjekjes nga këta të fundit.

Autori i sulmit të djeshëm Scott Morrison kishte online publikuar një manifest, prej 73 faqesh në të cilin ka bërë të ditura qëllimet e tij, të bazuara në ideologji anti-imigrante dhe të ekstremit të djathtë. Ai e ka përshkruar veten si një “ultra-nacionalist” dhe “ento-fashist”. Ndërsa idetë e tij duken të lëkundura, pasi më herët kishte thënë se është komunist, anarkist dhe liberal.

Ai shkruante se besonte në “autonominë etnike për të gjithë popujt me një fokus në ruajtjen e natyrës dhe rendit natyror”. Ai tha gjithashtu se do të hakmerrej për Ebba Akerlund, 11 vjeçe, e cili u vra në një sulm terrorist të vitit 2017 në Stokholm.Scott Morrison tha se vdekja e 11-vjeçares në Stokholm kishte qenë indicia e parë që e ka shtyrë për të kryer sulmin. Ai urrente edhe të huajt që bëjnë krime në Europë.