Sulmi me bojë ndaj Ralf Gjonit, Kryemadhi: Regjisor është Rama, do që...

Sulmi me bojë ndaj Ralf Gjonit, Kryemadhi: Regjisor është Rama, do që ta bëjë klloun

340
0

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar sulmin me bojë ndaj deputetit të ri të LSI, Ralf Gjoni.

Sipas kryemadhit ky është një skenar i kryeministrit Edi Rama.

‘Ne jemi qytetarë që protestojmë kundër pafytyrësisë së qeverisë. Shteti është kapur nga një grup i vogël njerëzish. Nuk kam dijeni për një gjë të tillë, regjisor është Edi Rama që do ti kthejë deputetët në klloun. Më vjen keq për zotin Gjoni, në rast se ka përgjegjës të dalin para ligjit’, u shpreh Kryemadhi.

Kryetarja e LSI foli edhe lidhur me daklaratën e presidentit Ilir Meta, i cili tha se është i gatshëm të djegë mandatin.

‘Si bashkëshorte nuk merrem me politikë, si kryetare e LSI-së kam një deklarim të qartë për gjendjen ku ndodhet sot vendi dhe për dështimin e reformës në drejtësi.

Nuk komentoj deklaratat e presidenit,  le të bëjë punën e tij’, u shpreh Kryemadhi.