Sulmi i Iranit me raketa, 34 ushtarë amerikanë dëmtime në tru pas...

Sulmi i Iranit me raketa, 34 ushtarë amerikanë dëmtime në tru pas sulmit

419
0

Baza amerikane ne Irak e shkaterruar pas sulmit me raketa te Iranit

Fillimisht u raportua pa asnjë të lënduar nga sulmi me raketa I Iranit në bazat ushtarake amerikane në Irak, por 34 ushtarë janë duke vuajtur nga dëmtime të trurit.

8 nga të plagosurit u rikthyen në SHBA, ku po marrin ndihmën e nevojshme, ndërsa 9 të tjerë po marrin trajtim në Qendrën Mjekësore Rajonale Landstuhl në Gjermani.

Irani sulmoi në shenjë hakmarrje për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani, i cili vdiq nga një sulm ajror i ushtrisë amerikane.

Ndërkohë nuk bëhet e ditur natyra e saktë e dëmtimit të ushtarëve.

Zyrtarë të ushtrisë thanë se simptomat e tronditjes nuk ishin raportuar menjëherë pas sulmit, si dhe disa raste të lëndimeve u bënë të njohura disa ditë më vonë.

Lëndimi traumatik i trurit, ose TBI, është bërë një shqetësim në rritje për ushtrinë në vitet e fundit.

Departamenti i Mbrojtjes ka thënë se më shumë se 375,000 incidente të TBI kanë ndodhur në ushtri midis 2000 dhe 2018.

Disa anëtarë të Kongresit shtyë Pentagonin për më shumë detaje në lidhje me çështjet e TBI që rezultojnë nga sulmi iranian.

Më shumë se 5,000 trupa amerikane dhe 400 ushtarë britanikë mbetën në Irak, së bashku me forcat e tjera të huaja, në një koalicion që ka trajnuar dhe mbështetur forcat irakene kundër kërcënimit të militantëve të IS.