Sulm terrorist në Pakistan, vriten gjashtë pjesëtarë të sigurimit

Sulm terrorist në Pakistan, vriten gjashtë pjesëtarë të sigurimit

500
0

Të paktën gjashtë pjesëtarë të sigurimit mbetën të vrarë në një sulm terrorist që ndodhi në një pikë kontrolli në jugperëndim të Pakistanit. Sipas medies zyrtare Radio Pakistan, terroristët kanë sulmuar pikën e kontrollit në zonën Ziarat të provincës Balochistan, duke vrarë gjashtë pjesëtarë të sigurimit.

Menjëherë pas incidentit, forcat e sigurimit kanë mbyllur zonën duke kryer operacione kërkimi për të kapur të dyshuarit.

Në 29 janar, terroristët sulmuan forcat e sigurisë në zonën Loralai të provincës Balochistan, duke vrarë 10 persona, nëntë prej të cilëve ishin pjesëtarë të sigurisë dhe duke plagosur 21 të tjerë. Katër terroristë u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat e sigurisë.

Në nëntor të vitit të kaluar, një sulm i ngjashëm në konsullatën kineze në kryeqendrën komerciale Karachi la të vdekur shtatë persona, duke përfshirë edhe tre militantë të grupit separatist Ushtria Çlirimtare e Balochistan-it.

Provinca Balochistan është përfshirë nga dhuna për gjashtë dekada, pasi separatistët pohojnë se me forcë u inkorporua në shtetin e Pakistanit në fund të sundimit britanik në vitin 1947.

Provinca është një pjesë kyçe e rutës kineze “One Belt One Road Initiative” të vlefshme miliarda dollarë, që synon të lidhë provincën veriperëndimore Xinjiang, që është me rëndësi strategjike, me portin Gwadar të provincës Balochistan përmes një rrjeti të përbërë prej autostradave, linjave hekurudhore dhe tubacioneve për transport të ngarkesave, naftës dhe gazit.