Stuhi ere dhe dëborë, merrni masa për ditën e nesërme, temperaturat zbresin...

Stuhi ere dhe dëborë, merrni masa për ditën e nesërme, temperaturat zbresin në ekstrem

331
0

Dita e nesërme do të shoqërohet nga një mot i ftohtë, me reshje dëbore dhe stuhi ere. Ky është parashikimi më i fundit nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, i cili paralajmëron qytetarët të bëjnë kujdes, kryesisht ata që do të udhëtojnë.

Duke filluar nga orët e mesditës së nesërme era do të fryjë me një shpejtësi të vrullshme dhe me rrahje në të gjithë bregdetin, duke krijuar vështirësi në lundrim. Gjithashtu, do të ketë dhe rënie të temperaturave në minus, në mbarë vendin.