Studiuesit: Pse është i rëndësishëm qumështi i gjirit!

Studiuesit: Pse është i rëndësishëm qumështi i gjirit!

568
0

qumeshti-2-550x359

Dobishmëria e qumështit të gjirit dihet tashmë, por studiuesit kanë zbuluar se sheqeri që përmban ky lloji qumështi i mbron foshnjet e sapolindura nga sëmundja e meningjitit, helmimit në gjak si dhe pneumonia.

Sipas studiuesve këto vijnë si pasojë e infeksionit streptokoku i grupit B.

I njohur gjithashtu edhe si GBS, ai është infeksioni më i zakonshëm  dhe i rrezikshëm për jetën e foshnjeve të porsalindura në Mbretërinë e Bashkuar, duke shkaktuar meningjitin, helmimin e gjakut dhe pneumoninë.

Ata thonë se për shkak të këtij infeksioni shumë fëmijë kanë mbetur madje edhe me aftësi të kufizuara.

Shumë gra shtatëzëna e përmbajnë këtë virus dhe numri i infeksioneve tek foshnjet është gjithnjë e në rritje.

Studiuesit nga Imperial College, në Londër, kanë marrë në studim 183 gra në Gambia si dhe foshnjet e tyre.

Ata testuan AND-në e nënës për një gjen që është i lidhur me grupin e gjakut dhe gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në përcaktimin e llojit të sheqerit që  përmban qumështi i gjirit të saj.

Testet u bënë edhe për GBS.

Studiuesit konstatuan më pas se femrat me këtë gjen kishin më pak të ngjarë që të kishin GBS në zorrë dhe fëmijët e tyre gjithashtu kishin pak gjasa për të qenë të infektuar në lindje.

Gjithashtu për foshnjet e infektuara ata gjetën se si ta luftonin nëse qumështi i gjirit të nënës së tyre përmbante një lloji sheqeri të quajtur  lacto-n-difucohexaose I.

Pas testimit laboratorik ata konstatuan se qumështi i gjirit që përmbante këtë sheqer luftonte infeksionin GBS/klan