Studimi/ Pse gratë janë më të rrezikuara nga Alzheimeri?

Studimi/ Pse gratë janë më të rrezikuara nga Alzheimeri?

552
0

Zbulohen arsyet pse femrat janë më në rrezik për t’u prekur nga sëmundja e Alzheimerit.

 

”Arsyeja qëndron në lidhjen më të madhe të disa zonave të trurit të tyre, ku formohet proteina tau, përgjegjëse për grumbullimin e të ashtuquajtura ”pllaka” si edhe në disa gjene të veçanta”, sipas dy studime të ndryshme të paraqitura në Konferencën Ndërkombëtare të shoqatës ”Alzheimer” në Los Anxheles.

 

”Deri tani është menduar gjithmonë se shkaku i prirjes më të madhe femërore për t’u sëmurur me Alzheimer ishte në jetëgjatësinë e tyre më të madhe. Por, këto studime të reja duket se tregojnë se ky nuk është rasti’’, theksuan studiuesit.

 

Studiuesit kanë analizuar qindra rezonanca magnetike të burrave dhe grave dhe shpërndarjen e proteinës tau që së bashku me proteinat amiloide mund të formojnë përzierje toksike, që shkaktojnë vdekjen e qelizave të trurit duke shkaktuar probleme në memorie.

 

Studiuesit kanë zbuluar se ka dallime mes meshkujve dhe femrave në mënyrën se si proteina tau përhapet në tru.

 

Në fakt, gratë kanë lidhje më të mirë në mes të zonave të trurit ku formohet proteina tau, gjë që i bën ato më të rrezikuara për një përhapje më të shpejtë të proteinës dhe, për rrjedhojë, të prekjes nga kjo sëmundje./ATA