Studentët:Po vazhduat me injorancë ua bëjmë më keq se në Francë

Studentët:Po vazhduat me injorancë ua bëjmë më keq se në Francë

384
0

Një protestë masive është duke u zhvilluar sot në Tiranë. Janë studentët ata që janë ngritur kundër taksave të larta. Si rrallëhere janë bërë bashkë me mijëra studentë nga të gjitha universitetet e vendit. Paralelisht po protestohet edhe në rrethe, si Korçë e Elbasan.

 

Ata brohorasin në kor vargjet e mëposhtme:

 

Jam student e kam të drejtë

vendos ligj, e vendos shtet

vendos rregull e drejtësi

zgjedh të ardhmen, jam rini

 

Protestoj si qytetar

jo shpellar e parlamentar

dua dije e dua shkollë

talljes tuaj i themi boll.

 

Nuk toleroj asnjë mashtrim

asnjë qyfyre në kurrizin tim

po protestoj si europian

se dua ligj po ligj tamam.

 

Nuk na tremb aspak presioni

protestoj se ndihem gjallë

i them STOP korrupsionit

gjobave tuaja u them NDAL.

 

S’ka premtime e rrena boshe

ligje të ndyra e fonde shoshe

asnjë lek nuk japim kot

për Shqipërinë jemi vetë zot.

 

Kjo është rinia

kjo është e ardhmja

kjo është Shqipëria

kjo është e tashmja

 

Ky është shpirti protestës

ky është ndryshimi

kjo është aleanca studentore

ky është bashkimi

 

Ku janë të drejtat tona

Pse te na zhvasin xhepat tane

Pse te na vjedhin ëndërrat tona

Pse te na i flakin të drejtat.

 

Kjo është Shqipëria

kta janë shqiptarët

Sot jemi trup i vetëm

në duam të jemi të parët.

 

Te ne fillon revolucioni

te ne fillon ndryshimi

atë çka s’na e bëri shteti

do e bëjë sot bashkimi.

 

Poshtë sistemit të arsimit

poshtë korrupsionit

poshtë pedagogët e mjerimit

poshtë zhvatjet e sezonit.

 

qytetarisht po ju bëjmë thirrje

na plotësoni çdo kerkese

po mundohemi të jemi të qetë

të ruajmë mirë çdo balancë

po vazhduat me injorancë

ua bëjmë më keq sesa në Francë