
Raporti i krijuar mes Donald dhe Beatrix në të cilin është i përfshirë edhe Bora Zemani po komentohet gjithandej. Një reagim lidhur me këtë së fundmi e ka bërë edhe reperi i njohur nga Shqipëria, Arkimed Lushaj-Stresi. Ky i fundit duket të jetë në anën e prezantueses Bora Zemani, duke theksuar se është ‘mbretëreshë’
“Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, ka thënë ai. Kjo duket se i është kërkuar nga ndjekësit e artistit, pasi momentalisht është një nga marrëdhëniet më të komentuara. Donaldi përndryshe këto ditë ka nisur një njohje me artisten nga Kosova, edhe pse ka qenë prej shumë vitesh me yllin e “Përputhen”, të cilës i premtoi se do të flasin edhe jashtë.
Kujtojmë se pak ditë më parë Stresi i është hakërryer Eduard Selamit, pas deklaratave të tij se Berisha është një fatkeqësi për PD-në. Stresi ka komentuar në një nga postimet e vjetra të Selamit në rrjetet sociale: “Ik o ndyrsire hale ke goj me Fol per berishen Ti”.
Reperi nuk e ka fshehur asnjëherë pëlqimin e tij për Berishën, të cilin e ka mbështetur dhe gjatë ditës së djeshme, kur ish-kryeministri është kthyer në vendin e tij të lindjes në Tropojë. Sa i takon Selamit, ai tha dje për VOA-n se Lulzim Basha “do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës”. “PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet”, tha mes të tjerave Selami gjatë ditës së djeshme.
“Tik Tok” është një ndër rrjetet sociale më të përdorua së fundmi nga të rinjtë dhe jo vetëm. Së fundmi, një video aksidenti po bën xhiro në këtë rrjet social. Personi që ka shpërndarë videon në fjalë shkruan: Momenti kur Stresi bën aksident tek tunelet e Sillarit në Astir. Akoma nuk dihet gjendja e repistit shqiptar.
Menjëherë fansat e rreperit ngritën alarm duke mos ditur çfarë ka ndodhur me idhullin e tyre. I gjithë aksidenti I reperit ka qenë një gënjeshtër e madhe dhe këtë gjë e ka bërë me dije vetë Stresi në TikTok. “U prehsha në paqe!”, ka shkruar ai me ironi, duke përgënjeshtruar të ketë qenë protagonist në video.