Mbas reagimeve të forta nga jashtë dhe trazirës që u shkaktua, Donaldi...

Mbas reagimeve të forta nga jashtë dhe trazirës që u shkaktua, Donaldi i vë “vulën” lidhjes me Beatrixën

241
0

Raporti i Donald Veshajt me Beatrix Ramosajn ka qenë ndër më të komentuarit gjatë gjithë kësaj kohe. Dyshja, të cilët tani kanë filluar një njohje brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, po vazhdojnë të jenë në fokus te medieve e faqeve rozë.

Të njëjtit kanë folur sërish për atë që po bëjnë dhe se çfarë mendojnë për afrimitetin, duke qenë se është krijuar një situatë jo edhe aq e këndshme për shkak të raportit të Donaldit me prezantuesen Bora Zemani. Sidoqoftë, aktori nga Vlora duket se i ka gjërat e qarta të paktën kështu deklaroi edhe ditën e sotme.

“Çfarë mendon?”, ka qenë pyetja e Beatrix së cilës nuk i mungoi një përgjigje adekuate nga Veshaj. “S’do të mendoj asgjë. Si fus stres vetes kot. Gjërat e mia i kam shumë të qarta”, ka thënë ai. Donaldi javën e kaluar ka folur për situatën e krijuar me Borën duke theksuar se nuk ka marrë asnjë shenja nga ylli i “Përputhen”. Në anën tjetër, Beatrix i kërkoi publikisht falje Zemanit në programin e së premtes.

Kujtojmë se pas natës së fundit të spektaklit të ‘Big Brother Vip’, Donaldi ka qenë duke biseduar me Antonelën ku i ka thënë: ”Nuk kam qenë jashtë unë, 8 muaj, e ndoshta ti e di me mirë se unë”! ”E di”- thotë Antonela, e kjo na bën të mendojmë pikërisht se Donaldi mendon qe shkak i ndarjes me Boren mund te ketë qenë Atdheu. Duke qene se Antonela dhe Atdheu janë miq ai shprehet se ajo e di.

“Për mua ishte një shenjë dhe prisja një shenjë që nuk më erdhi kurrë. Prisja një shenjë, një konfirmim ose dicka. Kam qenë i turbullt. Kam qenë në një presion të madh, përzierje ndjenjash realisht të forta. Në momentin që ka ardhur Trixa, më ka pëlqyer gjithmonë tipi i saj, por nuk kam dashur t’ia pranoj vetes sepse kam menduar për njeriun jashtë dhe kur kam qenë jashtë e nuk kam qenë me të. Jam njeri që bëj shumë për njerëzit. Nuk doja t’ia pranoja vetes për një puthje që kam dhënë. E quaja të gabuar se dhe Semi thoshte ashtu”.

“Shenja kur personi është 20 metra larg që këtu. Duke ditur që më ndjek kam thënë se nuk e di si është jashtë e cfarë bëhet jashtë. Doja minimalisht një shenjë. Nuk ka të bëjë me ju, por me atë. Situata ime ka ndodhur e tillë që kam 1001 arsye që i kam ndërprerë marrëdhëniet dhe para se të futesha këtu, nuk kam sqaruar asgjë. Nuk do ia falja vetes që ta mbaja mendjen në një gjë që më duket flluskë në ajër, dicka surreale. Unë e kam shumë të vështirë të pëlqej një njeri. Po të shpjegoj të gjithë historinë”, u shpreh ndër të tjera Donaldi

 

 

 

Shperndaje