Stresi flet për herë të parë për ndarjen nga Keisi dhe i...

Stresi flet për herë të parë për ndarjen nga Keisi dhe i sqaroi të gjithë

401
0

Ndarja e Stresit nga Keisi ishte padiskutim një ndër lajmet më të rëndësishme rozë të ditëve të fundit.

Asnjëri prej tyre nuk e pranoi publikisht, por gjasat ishin kështu dhe thashethemet për ndarje qenkan të vërteta.

I ftuar në emisionin e Roza Latit “Bukë me vete”, Stresi sqaroi se asnjëri nga postimet e tij nuk ka qenë për Keisin dhe shtoi se ai e kalon shpejt ndarjen.

“Unë s’kam postuar dhe s’do postoj kurrë për këtë punë. Janë çështje që nuk është hera e parë që i kaloj. Jam shumë i fortë. Unë e kaloj shumë shpejt çdo gjë”, u shpreh Stresi duke folur për herë të parë publikisht për ndarjen.